▶
Afshi tek Lopët
account_balance
Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)
business
GIZ Albania
place
Tirana
Kalendari i Afshit tek Lopët është një sistem i mbajtjes së të dhënave të detajuara për të gjitha lopët e fermës. Ky kalendar është thelbësor për fermerët e vegjël të prodhimit të qumështit, duke u mundësuar atyre të kontrollojnë ecurinë e tufës, të vlerësojnë praktikat e punës së tyre dhe të marrin vendime të drejta mbi strategjitë e mbarështimit, të ushqyerit dhe remontit. Kjo praktikë mundëson rritjen e prodhimit të qumështit, shëndetin më të mirë të tufës dhe përmirësimin e të ardhurave dhe të fitimit në fermë.
Përfitimet kryesore:
1. Monitorimi dhe Vlerësimi i:
• Performancës individuale të lopëve duke ndjekur ciklet riprodhuese dhe gjendjen shëndetësore të tyre, ndihmon në identifikimin e lopëve me performancë të dobët dhe zgjidhjen në kohë të problemeve.
• Ndjekja e Pjellorisë duke monitoruar intervalet e afshit dhe të pjelljes ndihmon në ndërzimin në kohë, duke ruajtur cikle optimale të riprodhimit.
2. Vendimmarrja
• Skartimi i lopëve/remontimi i tufës përmes mbajtjes së të dhënave ndihmon në identifikimin e lopëve me produktivitet të ulët ose me probleme shëndetësore kronike, duke mbështetur vendimet e skartimit në kohë dhe përmirësimin e tufës.
3. Rritje të Fitimit në Fermë:
• Rendiment më i lartë i qumështit përmes menaxhimit të përmirësuar, gjë që çon në prodhimtari më të mirë për lopë.
• Kosto më të ulët me të ushqyer të kontrolluar, ndërzim dhe trajtime në kohë, kosto më të ulëta të shpenzimeve veterinare.
Përmes këtij mjeti të thjeshtë por të vlefshëm, GIZ mbështet transformimin e sektorit të qumështit në Shqipëri. Në partneritet me bizneset dhe institucionet publike, iniciativa synon të rrisë konkurrueshmërinë, të përmirësojë jetesën rurale dhe të promovojë bujqësi më miqësore me mjedisin dhe ekonomikisht më fitimprurëse në kontekstin e integrimit në BE.
Abonohu në kanalin tonë: https://www.youtube.com/@GIZAlbaniaonlineTV
Si ofrues shërbimesh në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm dhe punës për arsim ndërkombëtar, GIZ është e përkushtuar në krijimin e një të ardhmeje të denjë për t’u jetuar në mbarë botën.
Për më shumë informacion: https://www.giz.de/en/worldwide/294.html
Na ndiqni në:
LinkedIn https://al.linkedin.com/company/giz-albania
Facebook https://www.facebook.com/GIZAlbania
Instagram https://www.instagram.com/gizalbania
00:00 Intro
00:04 Mënyra e Përdorimit
11:32 Rëndësia e Kalendarit
