▶
Ndihmë ligjore falas për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore
Si mund të përfitosh nga ndihma ligjore falas? Rovena Balla, avokate pranë organizatës “Të ndryshëm të barabartë” shpjegon për ndihmën ligjore falas që ofrohet për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore në Shqipëri.
UN Women në Shqipëri dhe qeveria suedeze, përmes programit të përbashkët të OKB-së, po mbështesin të mbijetuarat e dhunës dhe fëmijët e tyre të kërkojnë dhe marrin mbështetjen e nevojshme.
Nëse ti apo dikush që njeh po përjeton dhunë telefono 116117 ose Policinë ne 129.
