▶
Festivali Ndërkombëtar i Gazetarisë – të drejtat dhe siguria e grave në media
Zëra, reflektime dhe momente nga një përvojë që solli gazetarë nga Shqipëria më pranë diskutimeve botërore për median, të drejtat, demokracinë dhe barazinë.
Me mbështetjen e UN Women dhe qeverisë së Suedisë, një grup gazetarësh nga Shqipëria morën pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Gazetarisë në Perugia, Itali. Ato ndoqën diskutime, shkëmbyen përvoja dhe reflektuan mbi rolin e gazetarisë në informimin publik, mbrojtjen e të drejtave dhe sfidimin e stereotipeve.
